KreuCelebrity

Një darkë me Ylli Limanin; por ja ç’hoqi fansja për ta merituar këtë çmim!

Një prej këngëtarëve më In për publikun e ri (kryesisht vajza) është Ylli Limani. Ai ishte i ftuari special në puntatën e radhës në “Dua të të bëj të lumtur”, ku produksioni kishte vendosur të bënte të lumtur fanset e Yllit, duke i dhënë mundësinë që njëra prej tyre të fitonte një darkë me të!

Por ‘fatlumja’ do të përcaktohej mes disa sfidave që stafi i programit kishte vendosur për fanset që ishin në ‘garë’ për këtë trofe. Sigurisht ato ishin gati të provonin çdo sfidë vetëm për të patur mundësinë që të kalonin disa orë me idhullin e tyre, aq më tepër në një darkë.


Si sfidë e parë ishte menduar një ‘rrethinë’ brenda së cilës kishte disa lepuj dhe vajzat duhet t’i kapnin.
Më tej atyre do t’ju duhej të hanin qepë të gjalla, e kjo sfidë e uli ndjeshëm numrin e mbetur të fanseve të këngëtarit të baladave.
Sfida e tretë përmbante minj. Po, po, brenda një kutie kishte disa brejtës dhe disa monedha. Secila prej tyre duhej të mblidhte një shumë të caktuar parash!


Duke qenë se ylli i “Shiu” pëlqen shumë gjuhën italiane, fansave ju kërkua që t’i bënin atij dedikime në këtë gjuhë, e kjo ishte sfida e katërt që e coi numrin e mbetur të fanseve në 2.
Dhe sfida që përcaktoi atë që do të kishte fatin të darkonte me idhullin kishte të bënte me këngët e Limanit, duke testuar njohuritë e bukurosheve për tekstet e këngëve.
Në fund Ylli Limani këndoi për kënaqësinë e fanseve të tij disa prej hiteve të tij!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF