Sanitarja e Top Channel, e vetme me tre fëmijë pat tentuar vetëvrasjen, Xhemi Shehu i bën dhuratën më të madhe për të!

“Dua të të bëj të lumtur“, këtë herë nuk shkoi larg për të gjetur një njeri të cilit t`i sillte një gëzim të madh, aty ku gëzim nuk ka prej kohësh. Këtë radhë, emisioni kishte në qendër të tij një sanitare të Top Channel, Antoneta, e cila pas divorcit ka rritur e vetme tre vajzat e saj. Por në kushtet e një varfërie të madhe, ajo është detyruar t`I conte fëmijët për katër vite në Shtëpinë e Fëmijës, e asokohe kishte tentuar edhe vetëvrasjen. Në fund I rimori sërish, por vështirësitë ekonomike vazhdojnë të mbeten të ëdha për të. Dhe Arbana Osmani këtë nuk e dinte, por e mësoi nga shoqja e saj Xhemi Shehu.

Xhemi kishte qëlluar një ditë në ashensor me Antonetën që ishte e sëmurë e më temperaturë të lartë, dhe kur e ka pyetur përse nuk vizitohesh e të kurohesh; sanitarja I është përgjigjur se nuk e përballonte dot. Tani, falë ndërmjetesimit të emisionit, Antoneta ka marrë një premtim që do t`I ndryshojë jetën: drejtori i një kompanie pijesh energjike, i premtoi asaj se pas një muaji, sanitarja që mezi pagonte qiranë e banesës, do të bëhet me shtëpi të re!!

Previous ArticleNext Article