Arsyeja/ Xhemi Shehu nuk i ka folur Rezart Veleshnjas për dy javë!

 

“Sekretet e Portokalli” është programi i së dielave mbrëma në Top Channel nëpërmjet të cilit aktorët e spektaklit të humorit rrëfejnë të pathëna, prapaskena, të papritura apo ngjarje interesante që ndodhin gjatë provave e madje edhe gjatë shfaqjes së Portokalli.

 

Kësaj të diele moderatorja Xhemi Shehu rrëfeu një ngjarje që i ka ndodhur disa kohë më parë me aktorin Rezart Veleshnja. Dyshja kishte për të realizuar një skenë se bashku e ndërkohë që po bënin prova, Rezarti e kishte zgjatur më shumë se ç’duhej pjesën e tij, duke e detyruar Xhemin që t’i kërkonte atij të nxitojë pasi u bënë vonë.

Mirëpo duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak aktorit i cili jo vetëm që nuk e ka ndërprerë por e ktheu të gjithë pjesën nga dialog në monolog.

“Iku dhe më la si pemë”; tregoi Shehu duke qeshur teksa kujtonte episodin me kolegun e  tij.

Pas asaj ngjarje Xhemi rrëfu se ajo dhe Rezarti kanë qëndruar dy javë pa folur me njëri-tjetrin.

Previous ArticleNext Article