Çunat e BE Coffee thumbojnë keq Luana Vjollcën 0

Në një prej rubrikave të BE coffee këtë të diel tre aktorët e humorit Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku kishin zgjedhur disa emra të njohur në fusha të ndryshme duke supozuar se nëse këta emra do të ishin këngëtar, cila do të ishte kënga që atyre do t’u shkonte për shtat.

“Kalojmë tek foto e Luana Vjollcës. Luana është këngëtare, por ne mendojme se do t’i shkonte kjo këngë”: thanë aktorët ndërsa në sfond nisi të luhej kënga  e Flori Mumajesit “Playback”

“E ke ti një talent, por më mirë të mos e them, mos bëj si e vështirë se më kupton ti shumë mirë…live ti mos kno”; thuhet në vargjet e kësaj kënge!

Pra pavarësisht korotacionit humoristik të kësaj rubrike, nuk mund të rrimë pa thënë se ne gjejmë edhe disa doza sarkazme, që në këtë rast përkthehet si thumb drejt Luana Vjollcës, e cila së fundmi ka nisur të bëjë karrierë edhe si këngëtare.

Le ta kujtojmë edhe një herë këngën!

Previous ArticleNext Article