KreuStil Jetese

Pasi i bëri ‘gjyq publik’ të dashurës për tradhëti, Rezart Veleshnja mohon gjithçka!

Aktori i humorit Rezart Veleshnja u kthye në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe lajmeve gossip të dielën pasi ofendoi publikisht partneren e tij pai zbuloi se ajo mbante 4 lidhje paralele.

Në një seri videosh dhe fotosh ku etiketonte emrin e saj, aktori ‘denigroi’ publikisht emrin dhe imazhin e saj pasi sipas tij ajo e kishte tradhëtuar dhe kjo i kishte ardhur atij si një ‘shok’ duke e bërë të shpërthente në rrjetit sociale.

Por pasi ‘lajmi’ mori dhenë dhe gjithë historia bëri bujë të madhe, Rezart Veleshnja mohoi gjithë reagimet e tij dhe gjithçka kishte ndodhur. Duke fshirë të gjitha publikimet e mëparshme, Veleshnja ka realizuar një video kur thotë se profili i tij është hakuar dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me ato publikime. Aktori ka vijuar edhe më tej duke thënë se për këtë që i kanë bërë atij, do t’i drejtohet organeve kompetente.

“Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse mi kanë bërë këto pisllëqe… i kërkoj shumë faje, megjithatë, Instagrami ishte hakuar. Nuk e di kush janë këta dashakeqës, por nëse i gjej, u kam lënë Allahun dhe policinë.. na falni për shqetësimin se mund të ketë pasur edhe ofendime. Tani po i shoh, po mi sjellin njerëzit disa gjëra. Ma kanë bërë këtë lojë, por kësaj radhe do ta kalojë në prokurori se nuk bëhet më kështu. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh”, dëgjohët të thotë aktori në njërën nga videot.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF