KreuStil Jetese

Rastësia e çuditshme e Afërditës: Në ditën kur humbi babain, tashmë i duhet të festojë!

20 vite më parë Afërdita Dreshaj humbi mbretin e saj, babain dhe busullën e jetës së saj.

E sigurisht 10 shkurti është datë e shënuar në jetën e modeles shqiptare dhë një ndër ditët më të dhimbshme të jetës saj, mamasë dhe motrës që i është dashur të rriten pa figurën mashkullore në shtëpinë e tyre.

Por kujt do t’ja merrte mend që në të njëjtën datë, kur modelja shqiptare përkujton babain e ndjerë do t’i duhet të festojë! Në 2013-ën Afërdita Dreshaj njohu  dashurinë e jetës së saj, sportin e hokejt Jakup Kindl. E si për ironi të fatit, partneri i saj, tashmë bashkëshorti feston ditëlindjen po në 10 shkurt, e duhet sikur Afërdita e ndan këtë ditë mes dhimbjes dhe buzëqeshjes.

Modelja i ka dedikuar edhe një status në Instagramin e saj babait të ndjerë duke shkruar: “20 vite më parë ti na le. Të kujtojmë çdo ditë”, ëngjëlli jonë mbrojtës”.

Modelja gjithashtu ka uruar për ditëlindje edhe partnerin e saj, teksa në mbrëmje çifti së bashku me miqtë kanë darkuar në një restorant.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF