KreuFashion

Shën Valentini po afron: 7 qytete ku mund të propozoni!

Zbuloni vendet më romantike në Evropë ku mund të bëni propozimin tuaj për Shën Valentin, aty ku merr më shumë se kudo tjetër kuptim dita e të dashuruarve

Në festën e të dashuruarve Bordo sjell një udhëtim në shtatë qytetet më romantike në Evropë, vendet ku mund të bëni propozimet që keni ëndërruar, por edhe të rikujtoni gjithçka keni kaluar deri tani, për ata që janë të martuar. Nga Parisi në dritën e Kullës Eifel në Pragë dhe Bruzh, në Sevilje apo Porto, Verona apo Vienë, mjafton të jeni në njërin nga këto qytete për të celebruar dahsurinë tuaj.

 

Parisi

Francë

Parisi është qyteti i të dashuruarve me ushqimin e mirë, verën dhe atmosferën e mrekullueshme. Puthuni dhe premtoni dashurinë e përjetshme nën dritën e Kullës Eifel, shëtisni në Champs Elysees, shkoni për një piknik në park apo darkoni në restorantet luksoze. Parisi është i kulluar në romancë dhe për shekuj me radhë ka mrekulluar çiftet. Një shëtiteje brigjeve të lumit Sena, vendi më romantik në qytet, një shfaqje në Moulin Rouge apo darkë në Tour d’Argent, do ta bënin ditën tuaj të paharruar, aq sa do të harroni propozimin. Sepse çdo vend në Paris është përkufizimi i saktë romancës, për të mos thënë që edhe çiftet më të vjetra shkojnë aty për të ndezur pasionin.

Verona

Itali

Ky është qyteti Romeo dhe Zhuljetës, ndaj nuk mund t’i shpëtoni një udhëtimi në Verona. Pikërisht në ballkonin e famshëm, bëhen edhe propozimet e të gjitha çifteve, ndaj mos nguroni të jenë aty për një vizitë. I vendosur në zemër të manastirit të San Francesco al Corso gjendet vendi ku Zhulieta piu helmin për t’u bashkuar me dashurinë e saj Romeo. Një tjetër vend ideal pë rtë dashuruarit është Pusi i të dashuruarve, vendi ku shumë të rinj i japin premtimet e zemrës njëri-tjetrit. Po ashtu mund të vizitoni Kopshtet Guisti të cilat janë fantastike dhe ofrojnë një atmosferë vërtet romantike. Mos u largoni pa provuar ujrat termalë të liqenit Gara një eksperiencë unikë për çiftet.

Bruges

Belgjikë

Ky qytet mesjetar është një kthim pas në kohë. Bruges është një qytet i vogël dhe i qetë që ka bërë të pamundurën të ruajë historinë e tij, duke favorizuar njerëzimin. Shëtisni përmes rrugëve antike të qytetit dhe darkoni nëpër kafenetë në ajër të pastër, duke përjetuar ndjesinë e të qenurit në një kohë tjetër. Me një pamje mesjetares, mjellmat që lëvizin nëpër kanalet, ndaloni në vendin quajtur “Liqeni i Dashurisë” dhe aty mund të bëni propizmin më të bukur të jetës tuaj. Prej vitesh banorët e vendit po ruajnë strukturën e qytetit dhe stilin e një qyteti romantik dhe kjo duket nga baret dhe restorantet deri tek qyteza e ngrohtë, një vend ideal për çiftet e të dashuruarve.

 Viena

Austri

Midis gjërave romantike që mund të bëni në Vjenë janë vizitat në muzetë e artit të klasit botëror, të eksploroni arkitekturën e mrekullueshme, apo të vizitosh pallatin mbretëror të mobiluar në mënyrë të mrekullueshme. Ky është për një udhëtim për ato çifte që e duan kulturën, e cila e ka zanafillën pikërisht nga Operae qytetit e cila rrëmben gjithnjë vëmendjen maksimale. Një ide tjetër në Vjenë është një pije në barin elegante në Hotel Imperial, që gjendet në Ringstrasse, prej nga mund të shijoni edhe një panoramë fantasike. Ndërsa për darkën prenotoni në restorantet përgjatë bregut të lumit Danub, ku mund të porositni një menu romantike të cilën ta shijoni teksa udhëtoni ose me anije.

Praga

Çeki

Ky është destinacioni që prej kohësh ka konkuruar Parisin, ndaj mos nguroni ta filloni udhëtimin nga pjesa e vjetër e qytetit. Nuk do të arrini në zemrën e vërtetë të Pragës pa hyrë në Sheshin e qytetit të vjetër, ku do të përfshiheni nga entuziazmi i artistëve që luajnë dhe intepretojnë nëpër rrugë. Pikërsiht këtu mund të bëni një shëtitje unike me pajton, një vend paksa intim për të kaluar momente speciale. Praga është një vend me bare dhe kafene frymëzuese, ndaj mos nguroni të kaloni mbrëmjet aty, jo me kot disa poetë si Kafka dhe Apoliner shkruan aty disa nga veprat e tyre. Mos u largoni pa vizituar kopshtet mbretërore, parqe, pemë, stola, një pamje piktoreske enkas për çiftet.

 Porto

Portugali

Porto është një qytet ideal për një udhëtim romantik. Lumi Douro ofron një panoramë simpatike dhe një atmosferë nostalgjie, vendi tipik që mirëpret shpirtrat romantikë. Mund të shëtisni në rrugicat dredha-dredha, ku më e bukura është Rua das Flores, ose Rruga e Luleve e zbukuruar me drita e mbushur plot hare nga kafenetë dhe restorantet përsosura ku mund të pini një kafe ose të darkoni. Në Porto mund të provoni veren më të mirë vendase, ku vendi më unik është Taylor’s Port Wine Lodge, që prej 300 vjetësh, ofron më të mirën eliksir për të dashuruarit. Kopshtet me tarraca, monumentet historike dhe urat elegante janë disa vende ku çiftet mund të bëjnë deklaratat e tyre të dashurisë!

 Sevilje

Spanjë

Sevilja është qyteti i Carmeni dhe vendlindja e Don Zhuanit, ndaj fuqia e dashurisë që përcjell ku vend është vërtet autentik. Qyteti me rrugë magjike dhe dhjetra pemë portokalli që lulëzojnë në një pranverë të përjetshme, duket sikur është një pjesë e vogël e qiellit. Ka shumë vende romantike në Sevilje, disa prej tyre të famshme dhe disa të fshehura. Katedralja gotike është mahnitëse, sepse përveç bukurisë imponuese, reflekton stilin arkitekturor. Plaza de Espana është një ndërtesë gjysmë rrethore brenda parkut Maria Luisa, ku në qendër të sheshit gjendet një ujdhesë, i cili është i përsosur për shëtitje me varkë. Qyteti ofron ushqime të kulturave tw ndryshme dhe pije fanastike.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF