Arbana Osmani, fanse e Gucci-t! Ja 6 aksesorët e saj të preferuar! 0

Sot një profesioniste e ekranit nuk flet vetëm me daljet në televizion. Kontakti me audiencën nuk është ai i dikurshmi pasi personazhet e njohur janë në kontakt të përditshëm me audiencën, përmes rrjeteve sociale, të cilat zbulojnë jo pak nga përditshmëria, jeta familjare, ushqimet që preferon, vendet ku zgjedh të pushojë, apo edhe markat e preferuara të veshjeve.

Arbana Osmani, një nga personazhet e rëndësishme të ekranit, vitet e fundit po surprizon edhe me look-un e saj. Si fillim ishte transformimi në stil, që i bëri pinjollja e Top Media, Lori Hoxha, teksa drejtonte një nga edicionet e Big Brother, e pastaj nga ekrani kjo pjesë u reflektua edhe në veshjet e përditshme të Arbanës. Sot, ajo konkurron denjësisht me veshjen e saj, duke na surprizuar jo rrallë e madje, duke përqafuar rrallë trendet e momentit.

Disa vite më parë, moderatorja bëri të sajën çantën ikonike Gucci, që kushtonte 1650 euro e sikundër blogeret në botë ka foto në Instagramin e saj. Këtu duket se ka nisur edhe marrëdhënia e dashurisë së saj me këtë brand, që ka qenë një nga më Inn-et e viteve të fundit!

E nje çantë nuk mund kurrsesi t’i mjaftoi moderatores, ndaj koleksionit i është shtuar edhe një tjetër model, më i vogël

 Pak muaj më pas Arbana u shfaq me atletet e bardha Gucci, në vlerën 450 euro, trend të cilin muaj më vonë ja përcolli edhe të birit, Jonit. Në një foto të tyre të disa kohëve më vonë u panë nënë e bir me të njëjtat atlete.

Koleksionit iu shtuan edhe këpucët, që kushtojnë 695 euro, si dhe një rrip me vlerë 790 euro.

E duket se ‘dashuria’ për këtë brand vazhdon. Arbana ka bërë vepër te edhe çantën e sezonit veror të pak kohëve më parë, në ngjyrën jeshile, që kushton 1090 euro.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *