Bëhuni gati për 5 fundet e pranverës 0

Edhe pak ditë i kanë mbetur dimrit dhe më në fund ne mund të heqim dorë nga getat në funde e të ndihemi më lirhëm pa to. Dhe shitjet online të fundeve që do të jenë në modë këtë pranverë kanë nisur ndaj shihni se çfraë duhet të blini për të qenë në një hap me modën. Me siguri në mos te njëri, te tjetri model do ta gjeni veten.

 

1- Me print animal në ngjyra të ndezura

Cilado që ka përqafuar së paku një herë printet animal në veshje duhet të dijë se në pranverë ky print vjen me një pamje tjetër. Do të shihni se këto printe do të vijnë në variante me ngjyra të çelura, fiks edhe për kohën.

2- Të çarë në njërën anë e me lidhje

Njësoj si fustanet e të njëjtin model ky model fundi është një ndër më të peferuarit. Stili në fjalë përshtatet me format e trupit dhe duket si zgjedhja e duhur gjatë gjithë kohës.

3- Funde me gjatësi midi në ngjyra të çelta

Një fund me gjatësi midi dhe mundëisht në ngjyrë neon, që është edhe ngjyra në modë për këtë sezon, është zgjedhja e duhur për të përqafuar trendet.

4- Funde me thekë

Pas muajsh të tërë në geta, ja një mënyrë për të ekspozuar këmbët. Duke ditur edhe që thekët janë në modë, ja një mënyrë për të qenë IN dhe një trend që do e shihni kudo në Instagram.

5- Logo-Mania

Në vargun e gjithë rikthimeve të viteve ’90, përfshihen edhe logon sigurisht.

Previous ArticleNext Article