Era Istrefi: “Lëre të dashurën se jam e mërzitur”, Dj i famshëm: “Do divorcohem për ty”

Era Istrefi po shijon momentet e suksesshme të karrierës së saj ndonëse jeta personale duket se ka mbetur në hije për artisten. Pak orë më parë ylli i “Bon Bon” ka publikuar dy foto buzë pishinës teksa si koment përdor tekstin e një kënge të njohur që përkthehet. “Ndahu nga e dashura sepse jam e mërzitur” ndërsa menjëherë ka komentuar edhe Dj i njohur Diplo, me të cilin flitet se artistja shqiptare mund të ketë nisur një romancë.

Mes komenteve ngacmuese ndaj Erës, Dj ka shkuar më tej kur një koment që ka tërhequr vëmendjen e gjithë fansave i shkruan: “Do të divorcohem për ty” duke bërë që edhe njëherë të nisin zërat se dy artistët po shoqërohen me njëri-tjetrin.

Era Istrefi dhe producenti i famshëm kanë nisur njohjen që përpara hitit “Live it Up” që mban firmën e tij e madje thuhet se ishte ai që bëri që Era të ishte pjesë e këngës së njohur të Kupës së Botës së Rusië FIFA 2018. Edhe më herët dyshja ka shkëmbyer komente ku i shprehin dashurinë njëri-tjetrit në rrjetet sociale si ky më poshtë.

Era Istrefi ka lënë pas historinë e dashurisë me ish-menaxherin e saj Faton Shoshi, ndërsa Dj Diplo është i ndarë nga nëna e dy fëmijëve të tij që prej disa vitesh.

Previous ArticleNext Article