KreuStil Jetese

Kodi i veshjes dhe vendi/ Zbulohen detajet e koncertit të Elvana Gjatës në Prishtinë

Siç edhe është bërë me dije tashmë, Elvana Gjata do të mbajë një koncert në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, koncert ky që e rikthen artisten pas një periudhe të vështirë në jetën personale.

Por të tjera detaje lidhur me koncertin janë zbuluar së fundmi! Elvana në fakt nuk do të performojë në shesh , siç edhe mund të pritej nga publiku, por në një event me ftesa organizuar me këtë rast nga Anita Haradinaj, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Nga ftesa e siguruar nga iconstyle.al, koncerti do të jetë me dyer të mbyllura dhe të pranishëm do të jene vetëm personazhet që kanë mundur të sigurojnë një ftesë për atë mbremje. Eventi organizohet mbrëmjen e dielës, më 17 shkurt, dhe në ftesë shkruhet se organizatorja ka nderin t’ju ftojë në koncertin e Elvana Gjatës për Përvjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Kodi i kërkuar i veshjes është formal ose veshje koktejli, të ftuarit pritet të mbrrijnë rreth orës 20:00-20:30 dhe eventi do të mbahet në Teatrin e “Klan Kosovës” në Prishtinë. Gjithashtu të ftuarit janë njoftuar se pas koncertit do të mund të shijojnë edhe koktejle në ambientet e Klan Kosova.

Ky rikthim i artistes shqiptare pritet me kurizitet të madh pas lajmeve që qarkulluan së fundmi dhe reagimit të saj publik të ditëve të fundit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF