Selena Gomez lë pas periudhën e errët: fotografohet e lumtur mes shoqesh 0

Me siguri 2018-ta ka qenë viti më i vështirë për Selena Gomez. Ndarja nga Justin Bieber, problemet shëndetësore dhe depresioni që e detyroi atë të shtrohej për disa ditë në qendër rehabilitimi e kthyen vitin që lamë pas në tejet të vështirë për yllin e pop-it.

Por duket se periudha e errët e Selenës është lënë pas, pasi këngëtarja është fotografuar teksa argëtohej me mikeshate  saj në plazh.

Pa asnjë grimë make-up-i në fytyrë dhe me disa kilogramë më shumë, Selena duket e relaksuar dhe ajo që është më e rëndësishme në portretin e saj lexohet lumturi.  Shoqja e saj e ngushtë është fejuar dhe Gomez ka menduar të kalojë një ditë mes mikeshash.

Previous ArticleNext Article