KreuBordo Men

Ish fituesi i Big Brother: “ Kam jetuar në një shtëpi me mamin dhe gruan e parë të babait!“.

Vesel Kurtishaj ka qenë i ftuar tek “Rudina“ në Tv Klan, ku mes të tjerash kë bërë dhe një rrëfim mbi situatën tejet të rrallë që ka përjetuar në jetën e tij familjare. Veseli tregoi se ka mbetur jetim kur ishte I vogël; I ati e la kur ishte vetëm 7 vjec dhe ai jetoi më pas me të ëmën, tre vëllezërit dhe atë që fëmijë e mendonte si gjyshen e tij, por në fakt ishte bashkëshortja e parë e të atit.

Këtë do ta mësonte më vonë, megjithatë Veseli paska pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të.

Tani që e kujtoj nuk e di as kohën kur e kam marrë vesh që ajo është gruaja e parë e babit. Thjesht, dashuria që kam pasur për atë gjatë gjithë kohës ka qenë e njëjtë me atë të mamit. Madje e mbaj mend kohën kur shkoja në shkollë, ka qenë mami që më zgjonte nga gjumi. Unë nuk guxova t`I thoja “mirëmëngjes” para se të shkoja te gjyshja (se nuk e nxjerr dot nga goja t’i them njerkë). Përqafoja gjyshen, i thosha “mirëmëngjes” asaj, pastaj kthehesha në dhomë për t’i thënë “mirëmëngjes” edhe mamit” – tregon Veseli.

Gruas në fjalë i kishte vdekur një djalë, dhe dukë qenë se e donte një trashgimtar patjetër, i ati vendosi të martohej përsëri duke lidhur kështu kurorë më të ëmën e Veselit, që ishte shumë më e re.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF