Ngjyra e çuditshme e flokëve që (RREZIK) do kthehet në modë vjen nga Kosova

A ju ka shkuar ndër mend se cila mund të jetë ngjyra e flokëve që mund të kthehet në modë këtë pranverë-verë? Mos u çudisni nëse ju themi se do të jetë lejlaja!

Po, po, flokët ngjyrë lejla, pas atyre rozë që përqafuan pak javë më parë vajzat e njohura i Vesa Luma, Roza Lati, blogerja Sara Kolami, dy këngëtare nga Kosova kanë guxuar me flokë ngjyrë lejla.

Fillimisht reperja e re Tayna,një javë më parë i njohu fansat me look-un e saj të ri dhe eksperimentin që kishte vendosur të bënte me lokët e saj duke i lyer ngjyrë lejla. Nuk dihet nëse fotot që Tayna publikoi në Instagram janë shkëputur nga ndonjë videoklip që po realizon por dimë që asaj i shkojnë vërtetë.

E nëse menduar se Tayna do të ishte një rast ‘sporatik’e keni gabim. Sërish nga Kosova, trendin e flokëve leja e ka ndjekur edhe artistja e re dhe shumë e pëlqyer Kida. Ajo ka publikuar pak orë më parë disa foto me look-un e ri në Instagramin e saj me mbi 1 milionë ndjekës.



Nuk dihet nëse dy këngëtaret e reja i kanë lyer vërtetë flokët apo thjesht kanë përdorur paruke!

Previous ArticleNext Article