Truku i Eranda Libohovës për t’u dukur më e shëndoshë do t’ju shkrijë së qeshuri

Të gjithë e mbani mend këngën “Kthehu për vete për mua” të Eranda Libohovës, ndonëse kanë kaluar 23 vite që prej lançimit për herë të parë të kësaj kënge në Festivalin e Fundvitit. E veshur me një sarafan të verdhë, kombinuar me këpucë të verdha dhe me geta të zeza, Eranda që në krye të herës ka dalluar për stilin e saj të veshjes.

Por le të ndalemi pak tek getat e zeza! Ndonëse në videon e këngës Eranda duket perfekte, e ftuar në programin e Rudina Magjistarit mesditën e së martës këngëtarja sbuloi një truk që ajo ka përdorur asokohe për t’u dukur më e shëndoshë.

“Atë kohë ishte moda e femrave të kolme, por unë isha shumë e dobët dhe ndihesha shumë keq për këtë. Në festivalin e 96-ës vesha 7 palë geta për t’u dukur më e shëndoshë”; tregoi duke qeshur Eranda në program.

Le ta kujtojmë edhe një herë këngën “Kthehu për vete për mua”

Previous ArticleNext Article