7 beqarët më të lakmuar të showbiz-it shqiptar!

Të dashuruarit bënë dhurata, dedikime, darka romantike festuan ditwn e tyre me njeriun e zemrës këtë 14 shkurt. Ndërsa sot është dita e beqarëve, pra ata që ende nuk kanë gjetur gjysmën e tyre ‘festojnë’ sot. Bordo ju sjell në vëmendje disa prej beqarëve meshkuj më të lakmuar të showbiz-it shqiptar, që vajza, për fat të mirë janë ende në ‘treg’.

Ledri Vula:

Ai ka bërë disa lidhje publike, por fati dhe rrethanat nuk kanë dashur që një ndër këngëtarët më të pëlqyer sidomos për seksin femër, të ketë një lidhje aq serioze sa ta nxjerri Ledrin nga ‘tregu’ i beqarëve. Aq më tepër që ai ka treguar se mund të krijojë lidhje fare mirë edhe me vajza të thjeshta. Pra 33 vjeçari është ende ‘single’, kështu që ç’prisni goca!

Nik Xhelilaj:

Gjasat që Niku të gjejë një të dashur që jeton në Shqipëri ndoshta nuk janë të mëdha, pasi prej vitesh aktori simpatik po vijon karrierën e tij në Turqi e jo vetëm. Edhe pse nuk ka bërë asnjëherë publike romancat e tij, dimë që 36-vjeçari momentalisht është beqar. Pra vajza; 36 vjeç, i famshëm, (me siguri edhe i pasur), i hijshëm dhe seksi, Xhelilaj është shumë pranë Princit (ezmer) të Kaltër.

Fatmir Hysenbelli:

Pak ditë më parë pinjolli i familjes së njohur na bëri me dije se ky Shën Valentin e gjeti atë vetëm. Në fakt që prej ndarjes nga këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, për trashëgimtarin e Hysenbellinjve nuk ka patur asnjë lidhje që të mund të konsiderohet serioze. Oni është 27 vjeç e me siguri në kërkim të gjysmës së tij, ndaj për momentin ai është ndër beqarët më të lakmuar që ndodhet ende në ‘treg’.

Drini Zeqo:

Prej dy dekadash ai është prezent në ekranin shqiptar, por për jetën private gazetari Drini Zeqo është treguar tejet diskret. Megjithatë 37-vjeçari simpatik për momentin është beqar e në pritje të personit që do t’i vjedhi zemrën.

Renato Mekolli:

Ka preferuar që për publikun të shfaqë imazhin e shefit ‘grinjar’ dhe tejet kërkues, por me siguri Renato e di që kjo e ka kthyer edhe më tërheqës në sytë e vajzave. Nuk e dimë nëse zemra e Mekollit është e zënë, ama përderisa ne nuk kemi parë gjë, le ta rendisim edhe kuzhinierin seksi 37-vjeçar  në listën e beqarëve më të lakmuar në Shqipëri.

Romeo Veshaj:

Aktori i njohur i Al Pazar u kthye shumë shpejt në personazh tejet të preferuar për publikun femëror. I hijshëm, karizmatik, i palestruar Romeo ende nuk e ka gjetur Zhuljetën e tij, duke u futur në listën tonë.

Donal Veshaj:

Njësoj si i vëllai binjak edhe Donaldi është një ndër beqarët më seksi të showbiz-it shqiptar. Donaldi është pak më i tërhequr se i vëllai Romeo, por jo më pak simpatik e seksi se ai. Ndaj vajza ç’prisni?!

Previous ArticleNext Article