KreuArt

Jorgo Papingji shtrohet në spital/ Dyshohet për sëmundje të rëndë

Këngëtari Devis Xherahu ishte i ftuar mbrëmjen e së premtes në programin “Zonë e Lirë” për të promovuar këngën e re. Gjatë ‘zbërthimit’ të komponentëve të këngës, Xherahu përmendi edhe tekstshkruesin dhe poetin Jorgo Papingji dhe ndau një lajm të trishtë për të.


Këngëtari tregoi se Papingji nuk është në gjendje fort të mirë shëndetësore dhe aktualisht është shtruar në spital.

“Dua të përshëndes Jorgon, i cili momentalisht ndodhet në spital pas një problemi me aparatin tretës”- ka thënë Devisi.

I pyetur më tepër nga Çani, këngëtari ka treguar se ka shkuar në spital disa ditë më parë për të parë mikun e tij si dhe bashkëshortja e mjeshtrit të madh ka thënë se poeti 77 vjeçar pritet ti nënshtrohet një operacioni, pasi dyshohet se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF