KreuStil Jetese

Dedikimin e Marin Orhanasit për gruan do donte ta dëgjonte çdo femër për ditëlindje

Dorina, bashkëshortja e aktorit të njohur të “Portokalli”, Marin Orhanasi, feston sot ditëlindjen e saj. E Marini, që nuk i kursen asnjëherë fjalët e ëmbla dhe vlerësimet për gruan dhe nënën e dy fëmijëve të tij nuk kishte si të qëndronte indifentent këtë ditë të rëndësishme.

Ai ka zgjedhur që t’i dedikoi Dorinës, partneres së tij prej gati 2 dekadsh disa fjalë zemre e një dedikim që me siguri do donte e që meriton të degjojë çdo grua.

Edhe 100 o Dielli im blu. Drita e kasolles tonë. O Princesha e çdo përralle. Lumi ku lundroj i qetë. Pylli i veçantë që shëtis me ëndje e çlodhem çdo minutë. Pema ku këpus çdo frut në çdo stinë. Oazi i çdo shkretëtire ku përvidhem i hutuar. Uji i ëmbel që Zoti më ushqen kurdoherë. Krahët ku liria përkufizohet natyrshëm. Gëzuar shpirt i bukur. Faleminderit për gjithçka je e gjithçka me jep. Mos bëj asgjë e mos thuaj asgjë me shumë se ç’je. Ti je ëndrra nga ku nuk dua të çohem kurrë prej gjumi. Te dua shumë vogëlushe-, shkruan Marini.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF