KreuCelebrity

Shpërthen aktorja e Portokalli: Të hiqet urgjent drejtorja e Teatrit!

Në fund të vitit 2018 në krye të Teatrit Eksperimental u emërua Jonida Beqo. Por ende pa kaluar 2 muaj nga posti ri, duket se për Jonidën ka pakënaqësi se si ajo po drejton Tetrin Eksperimental.

Aktorja e Portokalli, Delinda Disha duket se është tejet e revoltuar me drejtuesen e re të Teatrit dhe nuk ka ngurur aspak ta shprehë gjithë pakënaqësinë nëpërmjet një postimi në instastory.

Aktorja e ka quajtur Beqon të paaftë dhe ka kërkuar të hiqet nga posti drejtues që ajo ka.

Jonida ik! Duhet të hiqet kjo e paaftë nga ai post drejtues, Ushtron komunizëm në punë, në punë fut vetëm hallexhinjtë që i servilosen, në çdo projekt fut hundët të marrë ca të holla për vete dhe të mbushë CV sepse në Amerikë ka recituar bukur e ka punuar vetë si kostumografe në universitet. Turp! Duhet të hiqet Jonida Beqo. I bëj thirrje bashkisë të vërë një drejtues të duhur”; ka shkruar Disha në postimin në të cilin ka publikuar edhe foton e drejtoreshës së Teatrit Ekpserimental.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF