KreuCelebrity

Intervistë e rrallë nga Karl Lagerfeld: “Të qenit i famshëm nuk më hyn në punë!”

Pak ditë para sfilatës së tij për Chanel ai po punon për dekorimin e Filarmonisë së Hamburgut. Bashkëpunëtorët e tij nxitojnë të arrijnë çdo gjë në kohë, janë Virginie Viard, krahu i tij i djathtë tek Chanel dhe Eric Pfrunder, i cili kujdeset për imazhin. Duket sikur të gjithë punojnë në kontrollin dhe rregullin e një gjermani të vërtetë.

Jeni në qytetin tuaj, duket sikur në një farë mënyrë po mbyllni ciklin?

Jo, jo, jo! Kjo është një klishe (qesh). Kam zgjedhur Hamburg sepse ndërtesa e Filarmonisë është një nga më të bukurat e kohës. I admiroj arkitektët e saj, Jacques Herzog dhe Pierre de Meuron. Meqë ra fjala unë nuk jam një fanatik i Berlinit, ndërkohë që kryeqyteti i ri i Evropës, siç e quajti kohët e fundit edhe ‘Der Spiegel’ është Hamburgu! Thjesht ndodhi që unë kam lindur atje. Por ka edhe një arsye tjetër: Nuk isha shumë e lumtur që në samitin e G20, siguria mbrojti mysafirët e rëndësishëm dhe jo vendasit. E majta ekstreme ka thyer çdo gjë, njerëzit janë lënduar, kryetari aktual i Bashkisë nuk është në lartësinë e duhur. Për më tepër, pas tij fshihet paraardhësi i tij, i cili qëndron edhe pas projektit të Filarmonisë.

Prandaj kjo sfilatë në Gjermani ka një aromë të veçantë?

Doni të më mallëngjeni! (qesh) Patriotizmi është i pashmangshëm! Sinqerisht e dua Hamburgun, një qytet tregtar i pavarura. Ai nuk u bë tokë e Republikës Federale deri pas luftës. Bleva diku nga fundi i viteve 1980 një shtëpi të bukur, pranë asaj ku kam lindur. E dashuroj Elbën, tingujt e barkave… Pak më vonë e shita, ndjehesha i huaj në një vend që ishte shumë i njohur për mua.

Kohët e fundit, po kënaqesh me një tropizëm më të theksuar gjerman?

Sidomos pasi AfD hyri në Bundestag. Imagjinoj të mos shoh përsëri neonazistët në Parlament. Ishte kështu, në vitin 1931, me Hindenburgun, gjenerali dhe shefi i luftës së vitit 1914, i cili u bë president i Rajhut.

Ju i ndjeqni lajmet, jeni një lexues i rregullt i gazetave dhe abonent i rregullt i Frankfurter Allgemeine Zeitung, mund të na bëni një vizatim për tonet politike?

Sigurisht është si skicat e modës! Karikaturoj çdo gjë që më skandalizon. Siç ishin festimet e 500 vjetorit të Reformimit. Reformimi është Lufta Tridhjetëvjeçare, Shën Bartolomeu, revokimi i Ediktit të Nantës… Nuk kishte asgjë për të festuar. Asnjë gazetë inteligjente nuk raportoi pse Luteri unifikuar gjuhën gjermane duke përkthyer Biblën!

Kritika juaj ndihet në Gjermani? 

Disa thonë se kam të drejtë, të tjerë, thonë se një personalitet i modës nuk duhet të flasë për këto tema.

Nëse do të ndërtoje makina, a do të ishit më i besueshëm? 

Ndoshta. Sidoqoftë, mendimet negative janë më pak se të tjerat.

Nuk ka ndodhur të jeni “politikisht korrekt”? 

Kam një mendim të qartë për këtë. Ji “politikisht korrekt”, por mos i fajësoni të tjerët. Sepse kështu vritet arti i komunikimit! Mbi të gjitha, nëse unë ngre gishtin tim dhe jap një mësim moral, kjo është ajo që më irriton më shumë.

Moda e cila përfshin të gjitha kauzat e mira shoqërore, seksuale, kafshët, a nuk është ‘korrekte”? 

Pyes veten mbi disa beteja. Barazia?  Gratë janë më shumë se meshkujt! Në Chanel, ju siguroj se kurrë nuk kam parë ndonjë të rehatohet në korridor. Në një farë mënyre, ne nuk kemi nënshkruar modelin e kartës së mirëqënies, sepse nuk e njohim atë lloj sjellje. Ne kurrë nuk kemi prodhuar masën 32, i trajtojmë mirë modelet dhe nuk presin që që zgjohen që në orën 5 të mëngjesit.

A impononi kufizime në lirinë e fjalës? 

Absolutisht jo. Jam me fat që ndihem plotësisht i lirë. Qëllim nuk është të përputhemi, por të respektohemi. Kam paguar për këtë liri! Në fillimet e mia të para, termi “politikisht korrekt” as nuk ekzistonte. Sot, njerëzit janë të tronditur kur dëgjojnë historitë e viteve 1970. Gjashtë javë më parë, u botua libri i Marie Ottavi (Jacques de Bascher, Dandy of the Shadoë, kushtuar shokut të Karl Lagerfeld). Ai vdiq nga SIDA në vitin 1989 dhe ishte origjina e grindjeve me Ybes Saint Laurent dhe Pierre Berge. Ishte tronditëse. Por kjo ishte një kohë tjetër! Personalisht, unë kam qenë gjithmonë jashtë këtyre ekseseve, jam kalvinist me veten time dhe i kënaqur me të tjerët.

Industria e modës ka një reputacion për të qenë vetë-shkatërruse?

Duhet thënë se shumë njerëz kanë abuzuar! Unë jam çmimi i një virtyti pa meritë. Në brezin e ri, ka shumë njerëz të mirë: Jacquemues, Jonathan Anderson, Marine Green, Christelle Kocher. E njohin punën, janë të mençur dhe e duan modën për arsyet e duhura.

Kur morët drejtimin e Chanel në vitin 1982, ju shpikët një sistem që ka qeverisur industrinë e modës

“Unë jam projekti”, siç thonë anglezët! Në atë kohë kisha një reputacion të mirë, bëra Fendi-n dhe Chloe-n. I paralajmërova: “Mos e merrni Chanel, është e tmerrshme” – në fund të jetës së tij, Coco Chanel kishte thënë se minifundi dhe xhinset ishin të ulëta! Kur shkova unë, ajo kishte vdekur por të gjithë jetonin duke respektuar kujtesën e saj. Nëse doni të vrisni një shtëpi, tregoni respekt! Kur takova pronarin Alain Ëertheimer, ai thjesht tha, “Nuk jam shumë entuziast, por bëj atë që dëshiron. Dhe nëse nuk funksionon, do ta shes. ‘Unë i thashë: Ma besoni mua. Kontrata më e mirë që bëra, nuk dua të më shqetësojë askush. Tani ndihem mirë.

Bruno Pavlovsky, president i modës së Chanel ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë dekadës së kaluar. Në luksin e pret-a-porter, askush nuk shet aq sa Chanel! Por nuk dua të ekzagjeroj listën e sukseseve të mia. Jetoj një gjendje e pakënaqësie. E urrej retrospektivën, nuk dal dot nga vetja. Koleksionet më të rëndësishme i takojnë të ardhmes.

Ju thoni se keni Carta Bianca te Chanel, ju është dashur të bëni kompromise?

Falë pronarit, nuk kisha nevojë. Ata janë të adhurueshëm, vijnë e më shohin në studio gjatë kohës së koleksioneve. Kur bosi më tha: ‘Nuk ka mjaftueshë rroba të zeza”, i thashë: Nuk është sezoni! E kur thotë që koleksioni nuk e arriti qëllimin, i them: Secili në punën e tij, nga vizatimi tek shitja.

Ju keni një markë në emrin tuaj, por reputacioni juaj vjen nga Chanel dhe Fendi

Punoj në emrin tim, por nuk më intereson. Kur isha më i ri, zbulova zanatin, por kurrë nuk kam dashur të jem CEO, nuk më pëlqejnë numrat. Për shembull, unë i dhashë Chanelit idenë e blerjes së objekteve të rrezikuara të artit, një hap drejt së shkuarës për të garantuar një të ardhme për qepjen, qëndistarinë dhe ornamentet. Ashtu si nuk jam i çmendur të prodhohet për vendet e botës së tretë ku njerëzit shfrytëzohen, preferoj të shtyj drejt “Made in France”.

Ky vizion i modës – zgjimi i një shtëpie të përgjumur, rritja e njohurive, ngritja e nivelit të performancës – është bërë një model i ndjekur nga të gjitha profesionet

Asgjë nuk ishte e paramenduar. Është si një enigmë: kur e mbaron, nuk e di se si do të përshtatesh pjesët. E mendova vetë, pa u këshilluar me marketingun. Për pjesën tjetër, punoj në shtëpi, unë jam artizan. Kur dorëzoj skicat e mia, nuk ka askush nevojë të më bëjë pyetje. Çdo gjë tregohet në vizatim. Azzedina Alaia më qortonte të mos qepja vetë rrobat e mia.

Alaia u largua nga kjo botë një muaj më parë, ishte Pierre Bergé. Rivaliteti që ekzistonte mes jush, nga njëra anë, Bergé dhe Saint Laurent, nga ana tjetër …?

Ishte më shumë se kaq. Ata humbën toruan për një kohë të gjatë!

Ky rivalitet ka qenë në karrierën tuaj rinore?

Ne do ta dimë kurrë. Por këto rrethana të detyrojnë të jemi më të fortë dhe kjo është një gjë e mirë. Pierre Bergé, e qortoj sepse nuk i kushtoi vëmendje Yves. Sidomos kur e lejoi të jepte mësime. Ai tha: Forca ime është përbuzja ime. E njihja Yves para Berge. Në rininë e tij, ai ishte aq gazmor, i adhurueshëm dhe miqësor…

A janë lidhura legjenda e tij dhe e jotja?

Në mendjet e të tjerëve, jo tek unë. Ata janë “jenseits von Gut und Böse (Përtej së mirës dhe së keqes).

A e keni dashur këtë famë që keni sot?

Të qënit i famshëm, nuk më hyn në punë. Pastaj, ka edhe disavantazhet e saj: kudo që të shkoni, ju kërkohet një selfie. Për fat të mirë, nuk është më e nevojshme të jem fizikisht kudo për të marrë pjesë. Unë jam 90 për qind virtual.

Çfarë të intereson ende në fushën e modës?

Puna që bëj. Shpesh themi, ajo është si frymëmarrja. Nuk është e nevojshme të tregone se çfarë bëni, thjesht bëjeni.

A jeni tani i lumtur që keni librat tuaj, vizatimet tuaja, macen tuaj, por nuk…

…nuk është kurrë tepër vonë për një jetë të re. Siç thotë edhe kënga e Marlene Dietrich: Një tjetër pranverë, një dashuri tjetër. Unë zbulova një rrugë ku mund të eci lehtësisht. Por, kam jë parim: A e njeh historinë e Lady Mendl? Ndërsa ajo paraqiti projektin e saj për dekorimin e koleksionit të Frick në Nju Jork, Frick ra dakord, por e pyeti: “A keni një opsion tjetër? Ajo ju përgjigj: Nuk ka një opsion të dytë. Pra, të gjithë duhet të kemi guxim për të pasur një opsion tjetër.

Thuhet se para se të punonit për Chanel, keni qenë njohës i madh i shtëpisë së modës.

Unë jam një fjalor modës në përgjithësi. Por mbi të gjitha i Chanel …

Pse i saj?

Sepse e kam dashur karakterin e sa dhe pamjen e sa në portretet e Horst P. Horst dhe Man Ray. Ajo ishte më e bukur se Madame Grès dhe Madame Lanvin! Mendoja se kishte ngjashmëri me nënën time. Nëna ime shkatërroi pothuajse të gjitha fotot e familjes, por një i afërm i largët më dërgoi këtë portret: shikoni, ajo dukej sikur e shëmtuar, shumë e shëmtuar…, por tip argëtues!

Si do të ishte moda, nëse fytyra e nënës tuaj do të ngjante me Schiaparellin!

Chanel nuk ishte një mani. Mundësia e madhe e jetës sime ishte përmes kalimit në rrugën e familjes Ëertheimer dhe Bernard Arnault, CEO i LVMH.

 

Intervistë e marrë nga revista Madame Figaro, në vitin 2017

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF