KreuCelebrity

Nuk është varrosur ende, dhe Chanel e gjeti zëvendësuesin e Karl Lagerfeld ( po pasurinë, kush e merr??)))

Stilisti Ikonë ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, dhe Chanel-i, të cilin ai e drejtoi për mbi 30 vjet, e ka gjetur sakaq zëvendësuesin e Karl Lagerfeld. Frerët e shtëpisë së famshme të modës do t`i marrë Virginie Viard, bashkëpunëtorja e vjetër e tij.

Ajo vetë e përshkroi Lagerfeldin si gjenial, dhe një mendje të jashtëzakonshme krijuese, humbja e të cilës do të ndihet nga të gjithë. Ndërkohë, mediat rozë thonë se pasuria e stilistit gjerman mund t`i kalojë maces së tij, të cilën Karl e adhuronte, Choupette.

Stilisti e pat lënë të kuptohet se mund t`i linte të paktën një pjesë të pasurisë maces që ka të paktën 2,5 milionë paundë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF