KreuStil Jetese

Përse Karl Lagerfeld mbante gjithë kohën doreza!

Gjeniu i modës kishte arritur të krijonte me shumë kujdes një imazh të tij që do të mbetet i pavdekshëm: kostumin elegant me këmishën e bardhë me jakë të lartë, kollaren e hollë të zezë, flokët  e kapur bisht, syzet dhe …dorezat!! Këto të fundit i mbante përherë, por përse vallë?

Nuk ishte vetëm për modë! Arsyeja, sic e pat rrëfyer dhe vetë nisej nga protokolli I vjetër I sjelljes, por dhe fakti që e bën krahun të duket më I gjatë. “Dhe ju e dini se çfarë do të thotë për francezët të kesh një krah të gjatë. Kjo do të thotë që je një njeri me shumë influencë“, qe shprehur ai.

Karl gjithashtu shpjegoi se ai preferonte versionet e dorezave me gishtërinjtë jashtë, sepse kështu mund të shkruante. Duket ndërkohë se dhe nuk i pëlqenin shumë duart e tij, e kjo ndoshta është dhe një arsye tjetër!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF