KreuCelebrity

Skandal Tradhëtie në familjen Kardashian! Partneri tradhëton Khloe me shoqen e ngushtë të motrës!

Tjetër skandal në familjen Kardashian!
Pak ditë më parë mediat e huaja shkruajtën se Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson janë ndarë përfundimisht 10 muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre True.


Edhe pse u mendua se shkaku i ndarjes ka qenë flirti që lojtari i basketbollit pati gjatë kohës që partnerja e tij ishte shtatzënë, në një klub nate me dy vajza të panjohura, duket se partneri i Chloe ka bërë një tjetër tradhti, që mendohet se kësaj here nuk ka mbetur aspak në kufijt e flirtit.


E! News shkruan se Tristan e ka tradhëtuar Chloe pikërisht me shoqen e ngushtë të motrës së saj Kylie Jenner.


Një llogari në Instagram të quajtur Hollywood Unlocked postoi një video në të cilën thuhet se një ndër burimet e tyre ishte në shtëpinë e Tristan-it fundjavën e kaluar dhe pa gjithë raportin me Jordyn Woods.


Megjithatë Tristan i ka mohuar këto lajme duke i quajtur ‘fake news’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF