KreuStil Jetese

Vogëlushja shqiptare na ngre zemrat peshë,, bën shqiponjën në mes të Parisit

Artistja e vogël shqiptare por me një zë të madh, Erza Muqolli na ka ngritur të gjithëve zemrat peshë me koncertin e fundit.

Pak ditë më parë, 13-vjeçarja nga Kosova që po arrin të jetë e suksesshme jashtë vendit ka performuar në një skenë të Paristi këngën “Listen” të Beyonce, kur në përfundim të interpretimit ka ngritur duart lart duke formuar simbolin e shqiponjës për t’u treguar të gjithëve origjinën e saj shqiptare.

Performanca e Erzës është pritur me brohoritje e duartrokitje të shumta nga publiku i pranishëm në koncert, që kanë vlerësuar performancën e artistes së vogël.

Erza Muqolli është e njohur në Paris për shkak se kur ishte vetëm 8 vjeç mahniti publikun francez në shoë-n e talenteve “France’s Got Talent” ku arriti të renditej e treta.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF