Kirurgu plastik nxjerr zbuluar Kylie Jenner: “Natyrale? E kam bërë unë!“.

“Njerëzit mendojnë se unë kam kryer aq shumë ndërhyrje sa që kjo nuk është fytyra e ime e vërtetë” pat rrëfyer 21- vjeçarja për revistën “Paper”. “Vetëm ideja më terrorizon, nuk do ta bëja kurrë”.



Por, të kundërtën thotë mjeku estetist Simon Ourian. Ourian, 52 vjeçari me origjinë nga Argjentina, e cilëson veten si një dermatolog estetist, por dhe një skuptor i pamjeve të shumë klientëve të famshëm, ndër të cilat Lady Gaga, Majli Sajrus etj, për të mos përmendur pastaj familjen Kardashian, e cila ka kaluar pothuajse e tëra në duart e tij. Gjatë një interviste për revistën “Vogue” mjeku ka zbuluar disa fakte të reja për Kylie Jenner. Ndër të tjera Orian ka thënë që Kylie kishte kryer më parë një ndërhyrje në buzë. Kjo, përpara se ajo të shkonte në studion e tij. Madje ndërhyrja që ai bëri ishte pikërisht për të rregulluar rezultatin e së parës, nga  e cila Kylie kishte mbetur e zhgënjyer.

“Ne trajtojmë paciente duke filluar nga mosha 18 vjeç e sipër. Por rasti i Kylie bënte përjashtim. Ajo kishte bërë më parë një ndërhyrje në buzë, por nuk ishte e kënaqur nga rezultati. Me lejen e prindërve, u krye dhe një ndërhyrje tjetër për të përmirësuar trajtimin që ishte bërë më parë. ” Ka dhe ndërhyrje të tjera pastaj sipas tij, në fytyrë e trup.

Previous ArticleNext Article