KreuCelebrity

Pjesëtaret më të bukura të familjeve mbretërore nëpër botë!!

Mbretëresha Rania e Jordanisë – njihet si për bukurinë e saj fizike ashtu dhe për punën e bërë në drejtim të arsimit, shëndetit, përmirësimit të jetesës së të rinjve dhe fuqizimit të komunitetit. Ajo ka katër fëmijë, dy djem e dy vajza me të shoqin, mbretin Abdullah bin al-Hussein.

Mbretëresha Letizia e Spanjës; përvecse e famshme për hiret e saj, është dhe një avangardiste mode. Ka qenë gazetare përpara se të lidhte kurorë me mbretin Felipe në 2004-tën.

Jetsun Pema, apo mbretëresha “ dragua“ sic e njohin në Butan, është për vendasit një ikonë mode që kombinon stilin tradicional me dizajne e ngjyra vibruese moderne.

Princesha e kurorës e Norvegjisë, Mette-Marit është në radhë për fronin bashkë me të shoqin, princin Haakon. Edhe ajo ka qenë një njeri i thjeshtë përpara martesës.

Charlene e Monakos, një ish notare olimpike dhe ikonë stili, ka dy fëmijë që janë trashëgimtarë të fronit, Jacques dhe Gabriella.

Maxima e Holandës, konsiderohet mjaft joshëse dhe me të drejtë!

E tillë është dhe princesha Madeleine e Suedisë

Apo Tatiana e Greqisë dhe Danimarkës

Listës nuk i mungojnë padyshim Kate Middleton dhe Meghan Markle

Dhe bukuroshja Charlotte e Monakos: mbesa e Grace Kelly-t normal qe do të kishte gene të tilla bukurie!!!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF