KreuStil Jetese

Angelina Jolie coi fëmijët në kinema, dhe ne na pëlqeu shumë cfarë kishte veshur!

Aktorja bukuroshe ishte me katër nga fëmijët e saj në premierën e filmit dokumentar  Serendipity , shfaqur ne Muzeun e Artit Modern, në Nju  Jork. Angelina Jolie dukej mjaft e kënaqur në krah të Maddox, 17 vjec, Pax, 15, Zahara, 14, dhe Shiloh, 12. Dokumentari në fakt ishte për të, për rrugëtimin e kaluar pasi zbuloi që kishte genin përgjegjës për kancerin e gjirit dhe trajtimit. Por ne na ra në sy dhe eleganca e veshjes së 43 vjecares: Angelina kishte zgjedhur një palë pantallona me bel të lartë dhe një bluzë të puthitur pas trupit me temina, kombinuar këto me një buzëkuq të kuq flakë!

Aktorja dukej e relaksur dhe shumë në formë, ndëra divorci më Brad Pitt tani tingëllon i largët!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF