KreuCelebrity

Albi Nako po tenton RAI-n italian: Klaudia dhe Alba i urojnë fat!

Nuk e dimë se për çfarë bëhet fjalë egzaktësisht por para pak minutash koreografi dhe balerini Albi Nako ka postuar një foto ku duket para studiove televizive të Rai-t në Itali.


“Che la fortuna mi bacia (më puthtë fati)” ka shkruar ai nën foto duke na bërë të kuptojmë se mesa duket koreografi i njohur ka tentuar karrierën në shtetin fqinj!


Këtë hamendësim na e përcojnë edhe dy komentet e ish- bashkëshortes Klaudia Pepa dhe partneres aktuale Alba Hoxha, të cilat na bëjnë me dije se me gjasë Albi ka ndonjë ‘provim’ të rëndësishëm në shtetin fqinj.
“Dmth na le”; i shkruan Alba
“Paç fat”; ka komentuar më poshtë ish-bashkëshortja Klaudia Pepa.


Mos vallë Albi njësoj si Klaudia po tenton “Amici-n”?! Ende nuk e dimë, ndaj për momentin edhe ne i bashkohemi urimit ‘paç fat’.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF