KreuCelebrity

Cfarë ndodhi në mbrëmjen e Oskarëve mes Bradley Cooper, Irina Shayk dhe Lady Gaga???

“Je i vetmi më të cilin mund ta këndoj këtë këngë”, iu drejtua Lady Gaga e përlotur Bredli Kuperit, teksa mbante në dorë statujën e Oskarit, për kategorinë “Për këngën më të mirë origjinale”.  Vetëm pak para ceremonisë të ndarjes së çmimeve Oskar, Lady Gaga dhe i fejuari i saj Karino u ndanë, duke lënë hije dyshimi se mos kishte bënte me afrimin e këngëtares me aktorin dhe regjizorin e filmit “A star is born”.

 

Kjo deklaratë, erdhi pas thashethemeve mbi nje lidhje mes Bredli Kuper me Lady Gagan. Aktori është shprehur se ajo e njeh atë më mirë se kushdo tjetër. “Nuk ka gjë, që ajo mos të dijë për mua, mund të them të njëjtën gjë edhe unë për atë”.

 

Megjithë dëshirën dhe thirrjet e fansave për të parë Bredlin dhe Gagën si një çift dhe në jetën reale, Bredli u kthye pas atij momenti emocionues modeles ruse Irina Shajek, me të cilën ka më shumë 3 vjet i lidhur e ka dhe një vajzë 2 vjeçare Lean.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF