KreuStil Jetese

PAMJE/ Brenda shtëpisë së Eranda Libohovës

Këngëtarja e njohur shqiptare Eranda Libohova ka hapur dyert e shtëpisë së saj në kryeqytet për “My living” duke na njohur me ambientet e brendshme të vilës, stilin e arredimit që ka ndjekur dhe detajet të tjera.

Eranda zbuloi se stili i zgjedhur prej saj për arredimin e shtëpisë është ai minimalist- frymëzuar nga stili skandinavë me ngjyra të ftohta. Për të thyer disi këto ngjyra të errëta në dimër, këngëtarja përpiqej të luajë me ngjyrat e ngrohta të mbulesave të divaneve apo detajeve të tjera.

Në sallonin e shtëpisë nuk mungon as biblioteka e pasur me libra, të cilën këngëtarja e ka ndërtuar me dru natyral, ndërsa siç bie në sy edhe gjatë videos nga dritaret e shtëpisë hyn edhe drita natyrale një detajë që Eranda e pëlqen shumë.

Në ditët e ftohta të dimrit këngëtarja ndez oxhakun dhe kalon disa momente relaksi duke konsumuar një gotë caji në poltronet e vendosura pranë sobës së drurit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF