KreuCelebrity

“Bëmë baba të të ngjaj”:Patrisi i vogël qenka kopje e Tianit të vogël!

Pothuajse 2 vite më parë më 2 maj 2017, ardhja e tij në jetë lumturoi pa masë mamin Tunën e babi Patrisin. Ndonëse fillimisht ishte e vështirë për të përcaktuar nëse Tian i ngjan më shumë mamit, apo babit, më kalimin e kohës i vogli po shfaq çdo herë e më shumë tipare të Patrisit (që me siguri do të jetë shumë krenar).

Si për t’i vënë ‘vulën’ këtij kontastimi muzikanti ka postuar një foto të fëmijërisë së tij rrjetin social Instagram, e nëse s’do ishin  flokët e dendura kaçurelë, do të bënim be’ se ky vogëlush është Tian.

Të njëjtat tipare, e i njëjti vështrim, me këtë foto Patris Berisha duket se e fitoi ‘luftën’ me bashkëshorten e tij Tunën, pasi me siguri si në çdo familje edhe në tyren ekziston ajo ‘lufta e ftohtë’ për të marrë meritat e ngjashmërisë së fëmijës.

Epo na vjen keq Tuna, pasi Tian për momentin është ‘bëmë baba të të ngjaj’!

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF