Fustani Carolina Herrera, mbyllja dinjitoze e vizitës së Meghan Markle në Marok

Meghan Markle mbërriti në Marok të shtunën në mbrëmje dhe që daljen e saj të parë atje rrëmbeu vëmendjen e gjithë publikut. Ndonëse qëndrimi i Dukeshës së Sussex dhe bashkëshortit të saj Princ Harry do të zgjasë vetëm 3 ditë, Meghan është kujdesur që të godasë me çdo veshje dhe dalje publike duke përfshirë të gjitha stilet.

Veshja nr.7

Dukesha e Sussex shkëlqeu me një fustan blu nga Carolina Herrera ndërsa së bashku me bashkëshortin e saj princ Harry pati një takim me Mbretin Mohammed VI në natën e fundit të turneut të çiftit në Marok.

Meghan, rreth muajit të shtatë të shtatzënisë, kishte vehur një fustan blu të gjatë të lirshëm me mëngë të shkurtra me fruda nga koleksioni i Vjeshtë/ Dimër 2019 i Herrera-s që kushton jo pak por 3222 paundë.

Më poshtë veshjet e ditëve të mëparshme nga turneu i Marokut

Veshja nr.1: Çantë, fustan dhe cape Valentino ngjyrë shege.

Veshja nr.2: Këmishë e bardhë Alice+Olivia dhe taka të zeza Manolo Blanik.

Veshja nr.3: Bluze e zezë Alice+Olivia, balerina të zeza dhe xhinse.

Veshja nr.4: Fustan ngjyrë nude nga Dior dhe cantë e vogël dore po Dior.

Veshja nr.5: Bluze me viza bardhë  e zi, pantallona të zeza dhe çizme kamosh me takë.

Veshja nr.6: Fustan i zi me pala korrenti bust deri te gjuri, kombinuar me një xhaketë të bardhë.

Previous ArticleNext Article