KreuStil Jetese

Prisnim të martohej me një tjetër, aktori në event me një partnere të re!

Ai është përfolur për lidhjen e dashurisë me Katie Holmes por aktori Jamie Fox duket se ka të reja në jetën e tij. 51-vjeçari mbërriti në festën e organizuar nga Beyonce dhe Jay-Z në nder të ceremonisë së çmimeve Oscar dhe në krahët e tij nuk ishte e dashura Holmes.

Të dielën në mbrëmje aktori i “Baby Driver” u shfaq përkrah aktores 33-vjeçare Jessica Szohr dhe sipas “US Weekly”, u deklarua single më herët në mbrëmje, ndërsa i bashkohej eventit të bamirësisë mbajtur pak orë më parë.

Në Galanë e bamirësisë mbajtur në spitalin e fëmijëve në Los Angeles, Foxx është ndalur të flas edhe për marrëdhëniet në çift dhe përgjatë monologut ka deklaruar se momentalisht ai është single. Kjo deklaratë e tij ka vënë menjëherë në pikëpyetje lidhjen e tij me aktoren Katie Holmes dhe lidhjen e tij me aktoren e re 33-vjeçare.

Më herët atë mbrëmje Jamie dhe Jessica morën pjesë të dy në festën e post-Oscar mbajtur nga “Vanity Fair” në Beverly Hills, ndonëse përgjatë mbrëmjes Szohr e kaloi shumicën e kohës pranë mikeshës së saj më të ngushtë Alexis Rupp.

Kur pritej që Jamie Foxx të shfaqej në event në krah të të dashurës së tij Holmes me të cilën është ishte i lidhur prej 4 vitesh, ndonëse dyshja nuk është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit që nga 28 dhjetori kur u fotografuan teksa shkëmbenin puthje në një jaht në brigjet e Miamit.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF