Zaho 4 vjeç shkon në event, i vjedh vëmendjen mami Lindës dhe babi Edit

Kryeministri Edi Rama ka lënë për pak orë angazhimet politike për t’ju dedikuar familjes së tij. Së bashku me bashkëshorten Linda dhe djalin 4-vjeçar Zaho kanë qenë të pranishëm të hënën në mbrëmje në një event të mbajtur në një nga kinematë e Tiranës.

Familja Rama ka marrë pjesë dokumentarin realizuar nga Gëzim Qëndro në ambientet e kinemasë dhe që në hyrje gjithë vëmendja ka qenë e përqëndruar tek vogëlushi, i cili ecte përpara mamit dhe babit i veshur me një xhup të ngrohtë ngjyrë kafë.

Me t’u ulur në karriget e kinemasë, të pranishmit në event tregojnë se 4-vjeçari zgjodhi të qëndroj i mbështetur në supet e të atit.

Previous ArticleNext Article