Babai Bebe Rexhës: Mjaft bëre pornografi

“Last Hurrah” është klipi më i fundit i këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha. i lançuar më 21 shkurt 2019 kënga ka arritur të shikohet 7 milion herë, e kjo përkthehet në sukses të menjëhershëm.

Por duket se njërit prej njerëzve më të afërt të Bebes, e pikërisht i ati nuk është ndër fansat e kësaj kënge, madje ylli “Last Hurrah” ka zbuluar se Flamur Rexha nuk është aspak i kënaqur me krijimin e  ri të vajzës së tij, duke e cilësuar këngën si porno.

Bebe ka publikuar një sms të shkruar nga i ati kur ndër të tjera ai i shkrun se: “Boll bëre pornografi”

“Ti bën mirë të ndalosh së publikuari pornografi sepse më bën të sëmurem. Vihem në siklet sa herë që dal bë publik, dhe nuk mund ta besoj këtë”; i ka shkruar babai këngëtares në një prej mesazheve,

Fansat e Bebe-s pas publikimit të mesazheve me të atin kanë filluar të komentojnë kundër tij, por kjo gjë (me të drejtë) nuk i ka pëlqyer aspak këngëtares së “Im a mess” duke u shprehur pavarësisht gjthçkaje ai është babai i saj dhe gjithçka e ka thënë në gjaknxehtësi e sipër.

 

Previous ArticleNext Article