KreuStil Jetese

Pasi folën të gjithë, flet Lady Gaga për romancën me Bradley Cooper

Që pas performancës në Oscar, Lady Gaga dhe aktori Bradley Cooper janë vënë në qendër të vëmendjes për shkak të afërsisë së tyre në skenë.

Afërsia e artistëve teksa këndonin në piano bëri xhiron e botës duke supozuar se mes yjeve të “A star is born” kishte nisur një romancë dhe se gjërat mund të kishin avancuar mes protagonistëve gjatë xhirimeve të filmit.

Lady Gaga i dha fund të gjitha hamendësimeve në intervistën që dha së fundmi për Jimmy Kimmel duke u shprehur se ajo çfraë pa gjithë bota në skenën e Oscar ishtë ajo që ata të dy donin të shikohej dhe se Bradley Cooper ishte i qartë në atë se çfarë donte në skenë dhe sesi ata të dy duhet të shfaqeshin.

“Kjo ishte ajo që ne dëshironim të shikohej. Është një histori dashurie dhe ne punuam shumë për të. E dija që Bradley e kishte vizionin sesi do të shkonin gjërat”, tha Gaga duke përforcur idenë se aktori donte me patjetër që ata të portretizoheshin si çift.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF