KreuStil Jetese

Aurela Gaçe sulmon njerëzit që mburren me veshjet e shtrenjta

Aurela Gaçe ka reaguar shpesh për fenomene që nuk i pëlqejnë rreth e rrotull përmes shkrimeve në rrjetet sociale.

Tw njëjtën gjë ka bërë edhe pak orë më parë kur nëpërmjet një postimi në story në Instagram, artistja është shprehur se sipas saj veshjet e markës dhe të shtrenjta që ekspozojnë njerëzit tregojnë varfërinë shpirtërore të atyre personave që deri dje nuk kanë pasur bukë për të ngrënë.

“Mundohem të mos i gjykoj njerëzit dhe gjej nga një justifikim për veprimet e tyre, por këta që nxjerrin akoma në pah firmat e rrobave, më duket se nuk dinë të gëzojnë plotësisht paranë që me ‘mund’ kanë mbledhur. Të mburresh akoma me emrin që ke veshur më duket kaq varfëri. Shpirtërore, sigurisht. Nejse… Do thoni ju, po mirë, ka mundësi dhe pse jo? Po, po dakord, vetëm se fakti që e tregon më bën të qesh. Mendoja se kishte rënë pak fluksi i pordhacëve bosh të këtij fshatit tonë madhështor, ku paradën e bëjnë pikërisht ata që dje mbase edhe buka u mungonte. (Kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot tregojnë). Ka shumë të pasur që kurrë nuk u mësuam se çfarë veshin, çfarë hanë, ndoshta ngaqë ata janë bërë të pasur falë pasioneve, në kundërshtim nga këta tanët që pasion kanë lekun. (Ta gëzojnë vetëm të mos harrojnë fasulet… T’i ziejnë e ta derdhin ujin e parë, se përndryshe do ju grisen brekët nga p….)”, shkruan Aurela.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF