KreuCelebrity

Buzëkuqi i Gaga-s në buzën e Cooper! Foto që po nxjerr zbuluar dyshen!

Prej javësh përflitet për një romancë mes këngëtares Lady Gaga dhe aktorit Bradley Cooper. Dyshja janë protagonistë në filmin “A star is born”, gjatë së cilit është parë një kimi shumë origjinale mes tyre.

Gjithashtu performanca live në ndarjen e çmimeve ‘Oscars’, mes Lady Gaga dhe Bradley Cooper u duk se i hodhi edhe më ‘benzinë’ zjarrit për të thelluar dyshimet se mes tyre ka më shumë se një marrëdhënie mes kolegësh.


Ndonëse bashkëshortja e aktorit, modelja Irina Shyak nuk ka bërë asnjë reagim rreth thashethemeve që po qarkullojnë, fakti që ajo hoqi nga lista e miqve në rrjetin social Gaga-n ka bërë që fansat të mendojnë se Irina është xheloze.


Dhe ja tek shfaqet një tjetër provë e ‘gjallë’ se mes protagonistëve të “A star is born” mund të ketë diçka më shumë se miqësi.


Një faqe e fansave të Lady Gaga-s në instagram ka publikuar një foto të dyshes, ku duket buzëkuqi i Gaga-s në buzën e Bradley.
Foto është shkrepur në muajin shtator në Los Angelos, gjatë premierës së filmit.


Shenja e buzëkuqit ka të njëjtën ngjyrë me atë të Gaga-s , megjithatë nuk përjashtohet fakti se dyshja ka dashur të puthej në faqe dhe padashur kanë prekur buzët.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF