Këngëtares dhe partnerit iu deshën 20 vite që të martoheshin!

Këngëtarja e njohur Emma Bunton dhe i fejuari i saj prej një kohe të gjatë Jade Jones raportohet se do të martohen.

Sipas burimeve, ylli i grupit “Spice Girls” dhe këngëtari 40-vjeçar do të lidhin kurorë në vendin më të preferuar të të famshmëve në Londër, Marylebone Town Hall, i përdorur edhe nga Paul McCartney and Liam Gallagher.

Sipas “The Mirror”, artistja 43-vjeçare është parë në ambientet e zyrës së Regjistrimit në Enfield për të nisur procedurat e martesës.

Ema dhe Jade u fejuan në një ceremoni romantike në Janar të 2011-ës, pas lidhjes 12- vjeçare. Çifti ka dy fëmijë bashkë: Beau, 11, i lindur në vitin 2007, dhe Tate 7 vjeç, i lindur në vitin 2011.

Emma dhe Jade u lidhën për herë të parë bashkë në 1998, por u ndanë një vit më pas për t’u ribashkuar në 2004-ën.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article