KreuStil Jetese

Ariana Fejzullahu flet për herë të parë për lajmin e shtatzënisë së 4-të

Ariana, bashkëshortja e këngëtarit Ermal Fejzullahu u përfol gjatë fundjavës se ishte shtatzënë. “Revista Class” bëri publik lajmin e pritjes së ëmbël duke shkruar se shumë shpejt pritet të vijë në jetë fëmija i katërt i çiftit.

Por vetë protagonistja e lajmit në një komunikim për “Revista Who” ka mohuar lajmin duke thënë se nuk është i vërtetë dhe se ajo nuk është shtatzënë.

Ariana dhe Ermal Fejzullahu janë të martuar prej më shumë se 10 vitesh e janë prindër të 3 fëmijëve: djalit quajtur Art dhe dy vajzave Buna dhe Era.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF