Jo vetëm Sara dhe Ledioni! Ja 4 VIP-at shqiptarë që i kanë vënë fëmijëve emra qytetesh 0

Mund t’ju duket e pazakontë apo zgjedhje e çuditshme, por ama 4 personazhe të njohur shqiptarë kanë zgjedhur që fëmijëve të tyre t’u vendosin emra qytetesh botërore.

Në fakt duhet thënë se emra qytetesh kryesisht shqiptarë janë vendosur edhe më herët si emra fëmijësh e ky është një fenomen që është hasur më shumë në Kosovë ku kemi dëgjuar emra njerëzit si: Saranda, Berat, Vlora, Butrint ndërsa këto 2 vitet e fundit ky trend ka kapërcyer kufijtë dhe të famshmit shqiptarë kanë zgjedhur kryeqytete botërore.

London: Djali i Sara Hoxhës dhe Ledion Liços


Ledion Liço dhe Sara Hoxha

Vetë Sara ka shpjeguar 2 vite më parë shpjegimin e emrit të djalit të saj London Noor duke thënë se ajo dhe Ledioni kanë vendosur ta quajnë djalin London Noor sepse “London, sepse në atë vend unë dhe babai yt rritëm dashurinë për njëri-tjetrin ditë. Noor, sepse ti je drita e jetëve tona dhe sepse Noor (Dritë) + Itan = Dritan”.


London Noor Liço

Paris: Vajza  e Redi Jupit dhe Vivian Petrelës


Redi Jupi dhe bashkeshortja Vivian

Vajza e parë e sportistit Redi Jupi nga martesa me bashkëshorten Vivian quhet Paris, si kryeqyteti i dashurisë.


Paris Jupi

Damar Brooklyn: Vajza e vogël e blogeres Estela Ujka


Estela Ujka dhe vajza Damar Brooklyn

Blogerja shqiptare Estela Ujka lindi vajzën e saj të vogël në SHBA, e përpos emrin shqiptar Damar i vendosi emër të dytë qytetin ku lindi vogëlushja, Brooklyn.

Roma: Vajza e porsalindur e këngëtarit nga Kosova Milot Llalloshi (vëllai i Edona Llalloshit)

Milot Llalloshi u bë baba për herë të dytë i një vajze që vendosi ta quaj Roma, si kryeqyteti italian.

 

Previous ArticleNext Article