Këpucët 1000 dollarëshe që veshën këtë javë Xhensila dhe Jonida 0

Rastësi apo jo, këtë javë dy këngëtaret Jonida Maliqi dhe Xhensila Myrtezaj kanë veshur të njëjtat këpucë.

Këpucët e markës Yves Saint Laurent, Opium, në ngjyrë të zezë me takën në formën e logos YSL ka qenë zgjedhja e përbashkët e dy artisteve shqiptare brenda pak ditësh.



Jonida Maliqi i veshi këpucët në fjalë të hënën e shkuar në daljen e saj si e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Xhensila Myrtezaj i zgjodhi këpucët e YSL për klipin e këngës së saj “Sekreti im” xhiruar këtë javë ne Venecia.

Ndonëse nuk janë krijim i fundit i markës së njohur, edhe sot më shumë se 1 vit pas prezantimit në Javën e Modës në Paris në 2017-ën, këpucët janë ende të preferuara nga shumë vajza të njohura.

“Saint Laurent Ysl Opyum” janë edhe në versione të tjera si për shembull ato që zotëron fashionistja Lori Hoxha me takën ngjyrë blu dhe sipas disa kërkimeve në internet shihet që kapin vlerën e 1000 dollarëve.

Previous ArticleNext Article