KreuCelebrity

Rrëfimi shokues i të abuzuarit nga Michael Jackson: U martuam në dhomën e tij të gjumit kur unë isha 10 vjeç!

Michael Jackson dyshohet se është ‘martuar’ me një nga djemtë të cilët e kanë akuzuar yllin e pop-it se ka abuzuar seksualisht me ta. Në dokumentarin “Leave Neverland”, premiera e së cilit ishte të dielën (3 mars), kanë dalë në dritë fakte të reja rreth anës së errët të Jackson.

James Safechuck një prej djemve që ka pranuar se është abuzuar nga Michael ka rrëfyer gjatë dokumentarit se kur ishte 10 vjeç, ai dhe Jackson janë martuar nëpërmjet një ceremonie në dhomën e tij të gjumit. Madje James mori edhe unazën e martesës, një rreth prej ari rrethuar me diamantë të vegjël.

“Unë isha shumë i fiksuar me bizhuteritë atë kohë dhe ai më thoshte se nëse unë pranoja të bëja akte seksuale me të, do të më shpërblente me bizhuteri”; ka rrëfyer gjatë dokumentarit Safechuck.

Safechuck ishte njohur me Michael në vitin 1987 gjatë një reklame të Pepsi, ndërsa abuzimi ka filluar disa muaj më vonë. James ka pranuar se atë kohë ishte I magjepsur pas këngëtarit, edhe për shkak të manipulimit emocional dhe mendor që i bëhej.

“Më dukej sikur isha i dashuruar me të, atë kohë. Kur nuk isha me të, mendoja për të. Mendoja se ishte gjëja më fantastike kur ai më telefononte. Vinte më merrte dhe dilnim për shopping, më pas për netë të tëra flinim në shtëpinë e tij”; ka vijuar rrëfimin James.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF