Vdes Luke Perry, “Dilani “ i Beverly Hills 90210!!!!!!!!!! 0

Luke Perry ishte vetëm 52 vjec. Ka pasur disa role interesante, por të gjithë do ta kujtojnë përherë si ikonën e Beverly Hills 90210, Dylan McKay që rrëmbeu zemrat  e shumë adoleshenteve.

Një javë më parë kishte pësuar një hemoragji cerebrale nga e cila duket nuk shpëtoi dot. Sharon Stone, e cila ka përjetuar dicka të ngjashme, u përpoq të jepte kurajo e të tregonte se “nëse lufton, mund të kthehesh mbrapsht e të jetosh“.

Por “Dilani“ nuk u kthye dot. Një humbje tronditëse e cila I ka lënë të shokuar fansat e aktorit. Perry vdiq I rrethuar nga të afërmit e miqtë, ashtu sic preferoi t`I kalonte vitet e fundit, në heshtje e pa shumë bujë.

 

Previous ArticleNext Article