KreuCelebrity

Bieta Sulo gjen sozinë e saj dhe ngjashmëria është e ‘frikshme’!

Thonë se çdonjëri prej nesh e ka sozinë e tij diku nëpër botë. E nëse për njerëzit e thjeshtë, mundësia që të takojnë një ditë identikun e tyre është pothujse zero, për të famshmit është më e thjeshtë.

Ja, p.sh Bieta Sulos dikush i ka çuar në inbox foton e një aktoreje indiane që quhet Neha Sharma, e cila është identike me moderatoren shqiptare.

Sulo nuk ka nguruar ta ndajë mesazhin me ndjekësit e tjerë, duke bërë edhe një ‘poll’ nëse vajzat ngjajnë me të vërtetë apo jo. 90% e tyre (ku bëjmë pjesë edhe ne) mendojnë se Po, Bieta dhe Neha ngjajnë me të vërtetë shumë.

Sa kuriozë do të ishim të njihnim edhe ne sozinë tonë!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF