KreuStil Jetese

Dalin imazhet! Jonida Maliqi duke xhiruar klipin e “Ktheju tokës”

Ka nisur puna për xhirimin e klipit të këngës “Ktheju tokës” që do të prezantojë Shqipërinë në kompeticionin e rëndësishëm të këngës “Eurosong”. Jonida Maliqi së bashku me grupin e punës ka nisur xhirimet për videon shoqëruese të këngës dhe imazhet gjatë punës në terren janë publikuar në rrjetet sociale.

 

 

 

Ekskluzive: Eurovision Albania sjell pamje ekskluzive nga xhirimet e videoklipit të këngës “Ktheju tokës”. @jonidamaliqi @gencgjineci @ardiasllani @emmastyling @altincelmeta

A post shared by Eurovision Albania ©FFICIAL (@eurovisionalbania) on

Jo vetëm kaq por siç ka njoftuar edhe faqja zyrtare e Eurovision Albania, artistja shqiptare ka përfunduar edhe sesioni zyrtar fotografik, i realizuar nga fotografja Edvina Meta dhe që është konceptuar në një mënyrë mjaft të veçantë, bazuar tek mesazhi i këngës “Ktheju tokës”.

 

 

Që nga triumfi në Festivalin e Këngës, Jonida Maliqi dhe stafi i Shqipërisë në Eurovision nuk ka ndalur asnjë çast. Nga puna me këngën, fotografitë, videoklipin e deri te intervistat për medien vendase dhe të huaj. Dje është realizuar sesioni zyrtar fotografik. Ky photoshoot i realizuar nga fotografja Edvina Meta, është konceptuar në një mënyrë mjaft të veçantë, bazuar tek mesazhi i këngës “Ktheju tokës”. – #eurovision2019 #eurovision #esc #esc2019 #eurovisionsongcontest #daretodream #telaviv #евровидение2019 #music #telaviv #esc19 #albania #israel #Eurovision2019 #europe #stage #kthejutokes

A post shared by Eurovision Albania ©FFICIAL (@eurovisionalbania) on

Vetë Jonida ka publikuar një foto të shkëputur nga klipi ku shfaqet e veshur me një fustan ngjyrë nude me shpatulla të hapura, i gjatë deri në fund të këmbëve.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF