KreuCelebrity

Ja kush është i dashuri i Monica Belluccit!!!

Aktorja 54 vjeçare Monica Bellucci, një ikonë e vërtetë bukurie, e ka bërë tashmë zyrtare lidhjen e saj me 36 vjeçarin Nicolas Lefevrebe, me profesion kritik arti. Çifti është parë tek dilte nga sfilata e fundit e Chanelit në Grand Palais, ku Monika ka dashur t’i bëjë homazh mjeshtrit të madh Karl Lagerfeld, krahë për krahë. Ajo, e mrekullueshme, veshur me një pallto oversize, ai veshur me kostum dhe flokë të lëshuar, duke të kujtuar pak figurën e Jezu Krishtit.

Monica dhe Nicolas nuk kanë vetëm disa muaj që janë bashkë dhe deklaratën e parë për këtë lidhje aktorja e bëri dhjetorin e kaluar për revistën Paris Match, duke u shprehur se po përjetonte diçka shumë të veçantë dhe të bukur. Gjatë kësaj interviste Monica nuk ka preferuar të zbulojë emrin e partnerit të saj. “Ai me të cilin jam duke ndarë këto momente të jetës time, nuk ka të njëjtin profesion me mua. Është pikërisht ky fakt dhe ritmi i jetës së tij, që bëjnë të kuptojë timin.”

Monica ka dy vajza nga martesa e parë me aktorin Vinsent Cassel, ndërsa Nicolas ka një vajzë 6 vjeçare nga një lidhje e mëparshme.

Nicolas Lefevrebe është shumë i njohur në botën e artit, madje ai ka dhe një galeri të tijën pikërisht pranë kulles Eifeil. Megjithëse në web, shumë admirues të aktores nuk e pëlqyen këtë lidhje, për vetë faktin që Monica kishte kritikuar të shoqin për lidhjen e tij me modelen Tina Kunaki, për arsye të moshës, Nicolas me gjestet e tij sikur i qetësoi pak ata. Ai u pa tek t’i hapte derën e makinës aktores, gjest ky që u vlerësua si shumë romantik nga fansët e Monica Bellucit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF