KreuStil Jetese

“Të kesh gjoks, shalë e të pasme në media quhesh i famshëm”, Ilda Bejleri i përgjigjet ndjekësit nën foton seksi

Gazetarja sportive Ilda Bejleri njihet për format e saj trupore dhe është cilësuar si një ndër gazetaret sportive më seksi në vend. Në një foto të fundit të postuar në Instagram, gazetarja e Supersport është përballur me një koment të njërit prej ndjekësve të saj i cili i shkruan:

“Kanë ardhur kohë të këqija. Është koha e njerëzve më të padobishëm të shoqërisë. Të jesh shkencëtar, të jesh mjek, biznesmen, të jesh njeriu më i zoti në çdo lloj fushe ku i shërben njerëzve dhe vendit nuk je asgjë. Ama të kesh gjoks, shalë dhe të pasme dhe të dalësh t’i ekspozosh ato nëpër media quhesh i famshëm. A thua do ketë ndonjë kufi bordellizmi dhe injoranca e kësaj shoqërie, apo kemi hyrë në një trajektore ku e kemi të pashmangshme edhe një herë kalimin në epokën e majmunëve?”

Ilda, e cila e ka lexuar komentin e bër ënën foton e saj, nuk ka mundur të qëndrojë në heshtje dhe ta lërë komentin në fjalë pa përjgigje por i është kthyer ndjekësit duke i thënë se ajo ka studiuar gazetari dhe se ka 12 vite në këtë profesion.

“E vërtetë, unë për vete jam diplomuar për gazetari, kam 12 vjet në këtë profesion. Nuk di në ndonjë vend që në gazetari s’duhet të ketë gjoks?  Nëse di ti, më thuaj. Për pjesën tjetër, jam dakort me ty, kanë ardhur kohë shumë të këqija!”, i përgjigjet Ilda duke vijuar “Ps: Shih ndonjëherë supersportin, më ndiq dhe informohu, mos e kalo kohën në Instagram vetëm, duke parë shalë dhe gjokse femrash”.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF