Këta 7 VIP-a shqiptar festojnë sot 7 Marsin!

Ata janë emra të njohur të artit e ekranit shqiptar, jo vetëm. E përdishmja e tyre është me studentëve, si mësues e edukatorë të brezit të ri, që kanë zgjedhur të studiojnë në degët kur si pedagog kanë Manjola Nallbanin, Laura Vorpsin, Eno Popin, Adi Krastën e shumë emra të tjerë të njohur të cilët sot kanë marrë me dhjetra urime për festën e 7 marsit.

Manjola Nallbani: Për një pjesë të mirë të publikut ajo mund të jetë artistja multidimensionale, ndërsa në auditoret e Akademisë së Arteve, Manjola është zysha dhe mentorja që po gdhend artistët e ardhshëm të vendit tonë. Urimit të studentëve të saj i bashkohemi edhe ne sot: Gëzuar festën zysh Manjola!

Eno Popi: Moderatori i njohur i Top Channel prej më shumë se pesë vitesh gëzon edhe statusin e pedagogut. Eno jep lëngën e Radios në Fakultetin Histori-Filologji, dega Gazetari. Gëzuar 7 marsin profesor Popi.

Adi Krasta: Ndonëse aktualisht ai nuk e ushtron më profesionin e pedagofit, Adi Krasta për vite ma radhë ka qenë pedagog (lënda Spektakël) në Fakultetin Histori-Filologji, Departamenti Gazetari, si dhe në Universitetin e Prishtinës. Urimi sot shkon edhe për moderatorin e njohur.

Klodiana Shala: Altetja e njohur prej vitesh e ka fokusuar karrierën e saj në biznes, pasi ajo zotëron një prej qendrave të fitnesit më të njohur në vend! Por pakkush mund ta dijë se Klodiana sot feston 7 marsin, pasi së fundmi ajo është emëruar si Pedagoge në një prej Universiteteve privatë në Tiranë.

Ema Andrea: Ende sot në radhët e aktorëve të teatrit dhe kineamtografisë, ajo njihet si zysh Ema. Prej shumë vitesh aktorja e njohur gëzon statusin e Pedagoges në Akademinë e Arteve, dega e Aktrimit. Gëzuar festën edhe për zysh Emën!

Laura Vorpsi: Ish- Zëdhënësja e PD është Pedagoge me kohë të plotë në Fakultetin e Juridikut. Ndonëse këtë 7 Mars ajo nuk pati mundësi t’I marrë urimet ‘live’ në auditore, pasi vetëm pak javë më parë solli në jetë fëmijëne  saj të dytë. Gëzuar festën një ndër zyshave më simpatike të Juridikut!

Rezear Xhaxhiu: Gazetari I njohur krahas profesionit në median vizive, e asaj të shkruar është edhe pedagog në Departamentin e Gazetarisë në Fakultetin e Histori- Filologjisë.

Previous ArticleNext Article