KreuStil Jetese

E zbulon kolegia: Tuna, shumë e sëmurë pak orë para koncertit

Mbrëmjen e sotme, këngëtarja Altuna Sejdi, do të mbajë koncertin e saj recital në Filarmoninë e Shkupit në nder të prezantimit të albumit të saj të ri “Fortuna”, që siç është shprehur edhe vet artistja e ka ëndërruar prej shumë kohësh.

Por pak orë përpara shfaqjes së madhe duket se këngëtarja po kalon dis aprobleme shëndetësore. Këtë fakt e ka zbuluar kolegia e saj, artistja Soni Malaj, e cila pasi ka shpërndarë ftesën e dërguar nga Tuna i ka shkruar dy fjalë për miken e saj artiste.

“Më vjen shumë keq që për arsye familjare unë nuk do të jem në këtë event kaq të rëndësishëm për ty dhe ndoshta pak kush e di që ti sot, një ditë para eventit, je shumë e sëmurë, por dëshira jote për të realizuar diçka unike mposht edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore.”, shkruan Soni.

Mbrëmjen e sotme, 8 Mars në Filarmoninë e Shkupit artistja Tuna do të performojë live në orën 20:00. Koncerti që do të promovojë albumin e saj të ri me 7 këngë titulluar “Fortuna”.

 

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF